Osmani kërcënon Milanin...

24.08.2017 15:01

Greenberg parasheh sfidë të jashtëzakonshme për Kosovën

24.08.2017 14:39
Greenberg parasheh sfidë të jashtëzakonshme për Kosovën

Pas tërheqjes së shortit në Munich të Gjermanisë dhe mësimit të grupit dhe emrave të kundërshtarëve tanë, për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është deklaruar përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg.

“Bëhet fjalë për 3 kombëtare të forta që do të luajnë sivjet në Eurobasket ku ne do të kemi rastin t’i analizojmë ndeshjet e tyre. Këto janë tri kombëtare me eksperiencë dhe kjo për ne është një sfidë e jashtëzakonshme. Unë jam i ngazëllyer që tifozët tanë do të na shikojnë sërish në Prishtinë më 23 nëntor kundër Lituanisë. Por unë jam i zhgënjyer që ne nuk do të luajmë gjatë muajit shkurt në Prishtinë. Vendosja e Kosovës në Grupin C dhe fakti se ne tani e dimë se cilët janë kundërshtarët tanë do të thotë se për ne zyrtarisht tani fillon përgatitja për këta kundërshtarë. Fakti se jemi pjesë e këtij grupi prestigjioz dhe se jemi në mesin e 32 kombëtareve nga e gjithë Evropa është një tjetër mundësi për të zhvilluar basketbollin në Kosovë. Kjo është një tjetër ditë emocionuese për Kosovën”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të enjten e ka mësuar grupin ku do të luaj në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova në shortin që sot është tërhequr në Munich të Gjermanisë është draftuar në Grupin C së bashku me Lituaninë, Poloninë dhe Hungarinë.

Ndeshjen e parë Kosova do të luajë si nikoqire më 23 nëntor kundër Lituanisë.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën që e lamë pas e ka siguruar një vend në mesin e 32 kombëtareve që do të luajnë në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës. Kjo fazë e garave do të luhet në 6 dritare, që fillojnë në muajin nëntor 2017 dhe përfundojnë në shkurt të vitit 2019.