Gratë më të pasura të botës

Lillian Betancourt nga Franca ka një pasuri prej 43.1 miliardë dollarësh dhe është pronare e “Loreal”. Ajo është 94-vjeçare dhe është miliarderja më e vjetër.

Gratë më të pasura të botës

Janë rreth 2400 miliarderë në botë, nga të cilët 12% e tyre janë gra. Ato arrijnë gjithsej 930 miliardë dollarë.

Lillian Betancourt nga Franca ka një pasuri prej 43.1 miliardë dollarësh dhe është pronare e “Loreal”. Ajo është 94-vjeçare dhe është miliarderja më e vjetër.

Alice Walton e Shteteve të Bashkuara është e dyta dhe ka 67 vjet. Ajo ka 38.7 miliardë dollarë dhe paranë e ka fituar në përgjithësi nga imazhe të shtrenjta, shkruan albinfo.ch.

Suzanne Clatten e Gjermanisë në moshën 55-vjeçare është e treta. Ajo dhe vëllai i saj kanë një kompani farmaceutike. Ajo konsiderohet si biznesmenja më e pasur në Gjermani dhe kalon kohën e lirë me familjen e saj.

Lauryn Powell Jones nga Shtetet e Bashkuara është 53 vjeçe dhe është themeluesja e “Apple”. Ka një pasuri prej 20 miliardë dollarësh.

Iris Fontbobba, 75 vjeçe, nga Kili, është gruaja më e pasur kiliane dhe pasuria e saj është trashëguar nga burri i saj. Ajo zotëron një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh, por pavarësisht moshës së saj, ajo drejton një biznes familjar.