Rrjeti i Grave të Kosovës, ka reaguar ndaj vrasjes se një gruaje nga bashkëshorti në Pejë.
Sipas tyre bashkëshorti kishte reaguar dhinë ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda nuk kishte arritur të jap deklaratë në polici, me crast ishte dërguar në QKUK menjëherë ku edhe ndërroj jetë.
Reagimi i plotë:
Në ditën kur vëmendja e tërë botës është në luftimin e dhunës ndaj grave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes mediave, u njoftua sot se si pasojë e dhunës në familje edhe një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Pas komunikimit me Mbrojtësin e Viktimave në Pejë, RrGK u informua se kemi të bëjmë me një vrasje në tentativë. Bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka arritur të jap deklaratën e saj në polici, pasi që ajo është dashur të dërgohet menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor. Aty edhe ndërroi jetë. Përveq të ndjerës, e lënduar ishte edhe bashkëshortja e djalit të tyre, e cila po ashtu ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Sot, kur fillojnë “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave. RrGK kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit. Kryesit e dhunës dhe vrasësit duhet të denohen për krimet e shkaktuara në pajtim me ligjin.
Mjaft më me arsyetime! Dhuna është krim!