“Gratë në të zeza” përshëndesin dënimin e Mlladiqit

“Gratë në të zeza” përshëndesin dënimin e Mlladiqit

“Gratë në të Zeza” të Serbisë kanë përshëndetur sot vendimin e Tribunalit të Hagës, me të cilin Ratko Mlladiqin e dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të pushtetit në Serbi të ballafaqohen me të kaluarën, transmeton Koha.net.

Në komunikatën e tyre theksohet se më në fund, pas dekadave të ikjes dhe fshehjes dhe të veprimeve obstruktive, viktimat e krimeve dhe familjet e tyre e arritën drejtësinë.

Ato u bënë thirrje autoriteteve në Serbi të ballafaqohen me faktet dhe përfundimisht të mos mohojnë krimet dhe gjenocidin që është kryer.

“Kjo sidomos u referohet autoriteteve aktuale të pushtetit në Serbi, zyrtarët më të lartë të të cilit ishin pjesë e politikës që frymëzoi dhe ndihmoi gjenocidin”, thuhet në komunikatën e “Grave në të zeza” të Serbisë, transmeton Koha.net.