Bota duhet ta dijë historinë e grave të dhunuara në Kosovë

Fjalimi  i plotë i presidentes së katërt të Kosovës, Atifete Jahjaga në St. Edwards University për lidershipin, shërbimin publik, dhe sfidat globale të sigurisë para studentëve, stafit akademik të Universitetit dhe bashkatdhetarëve kosovarë.

Bota duhet ta dijë historinë e grave të dhunuara në Kosovë

Jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që jam pjesë e ligjeratave dhe punëtorive që ka përgatitur Qendra Kozmetsky për Ekselencë për këtë semestër vjeshtor.

E kam shikuar programrin, dhe jam habitur nga profilet e folësve dhe temat e fuqishme që do të diskutohen.

Një projekt madhështor ka filluar këtu, dhe unë jam shumë e kënaqur që jam pjesë e tij!

Dhe, është kënaqësi e jashtëzakonshme të kthehem prapë në Austin.

Këtë qytet e kam vizituar për herë të parë në vitin 2007, kur isha duke e mbajtur një kurs trajnimi të organizuar nga Byroja Federale e Hetimeve. Tani, jemi në vitin 2016 dhe shumë gjëra kanë ndodhur prej herës së fundit që isha këtu.

Sot, dua të flas në mënyrë specifike për përvojën time si shërbyese publike dhe ish-presidente: sfidat dhe pengesat me të cilat jam përballur si një grua që u bë femra e parë presidente në një vend të ri e të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Zgjedhja ime si presidente në vitin 2011 ishte një pikë kthese në karrierën time dhe në jetën time.

Gjithmonë kam dashur t’i shërbejë popullit dhe vendit tim! Gjithmonë kam menduar se ishte një gjë shumë fisnike për ta bërë.

Përherë kam pasur dëshirë të që të ketë ndryshim në vendin tim, dhe unë të jem pjesë e këtij ndryshimi. Thirrja për shërbimin publik ka qenë gjithmonë pjesë e imja dhe jam e sigurt se ky është rasti me shumë udhëheqës të tjerë në të gjithë botën. Udhëheqës, të cilët e duan vendin e tyre, dhe të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për të përmirësuar jetën e popullit të tyre.

Sot, nuk do t’i përpiqem pyetjes fundamentale se a bëhesh apo lind udhëheqës, por dua të ju them një gjë: të udhëheqësh kërkon kurajo dhe lidershipi është i pamundur nësë nuk mbështetet!

Lidershipi nuk ka të bëjë vetëm me personin i cili udhëheq, por ka të bëjë edhe me njerëzit të cilët ajo apo ai udhëheq.

Dhe sidomos në sektorin publik, ju nuk mund të jeni një iniciues i ndryshimit në qoftë se njerëzit nuk janë të bindur për përkushtimin tuaj per të përmirësuar jetën e tyre, dhe në qoftë se ata nuk i mbështesin vendimet tuaja për të bërë ato ndryshime.

Për ju që nuk e dini, shqipëtarët e Kosovës kanë qenë shumë të diskriminuar në kohën e ish-Jugosllavisë. Kosova asnjëherë nuk ka gëzuar të drejtat dhe liritë e republikave të tjera në Repubikën Socialiste Federative.

Kur unë isha fëmijë, nuk ke pasur mundësi që t’i shërbesh Kosovës- kjo, për shkak të situatës së vështirë dhe vuatjeve të mëdha të popullit.

Prindërit e mi dhe brezi i tyre, në të shumtën e rasteve kanë punuar pa pagesë për t’u ndihmuar bashkkombasëve të tyre në nevojë. Dhe kjo, zonja dhe zotërinj është udhëheqje bujare.

Për t’u mundësuar studentëve të mësonin në gjuhën shqipe, mësuesit tanë jepnin mësim në ndërtesa private, dhe bodrume, duke qenë vazhdimisht nën presion dhe frikë se do të kapen, arrestohen, dhe rrahen nga forcat paraushtarake serbe vetëm sepse mësonin studentët në gjuhën amtare shqipe.

Sidomos pas shpërbërjes së Jugosllavisë, shtypja ndaj shqiptarëve të Kosovës mori një kthesë të padurueshme, të mjerë dhe çnjerëzore. Në fund të viteve ’80 dhe ’90 u shënuan disa nga shkeljet më të rënda të të drejtave themelore të njeriut të shqiptarëve nga ana e regjimit serb. Ka pasur vrasje të civilëve, rrëmbime, studentë të helmuar, varfëri të skajshme, burgosje të aktivistëve politikë, masakra dhe forma të tjera të diskriminimit social dhe ekonomik. Në vitin 1998, situata kulmoi në një luftë të tmerrshme.

Ashtu siç është dëshmuar nga e gjithë bota, forcat serbe ushtarake dhe paraushtarake morën plaçkat tona, dogjën shtëpitë tona, detyruan miliona nga ne të largoheshim nga shtëpitë tona, morën vendin tonë, madje edhe jetët tona, por një gjë që ata nuk mund të na merrnin ishte: shpresa jonë!

Si përfundim, pushtimi serb morri fund me një fushatë intensive e bombardimeve të NATO-s, e cila ka ndihmuar të hapë rrugën për një të ardhme të re për Kosovën dhe popullin e saj.

Pavarësia, liria dhe paqja u bënë toka ku ne do të ndërtonim shpresën dhe realizonim ëndërrat tona.

Shpresën tonë për një të ardhme më të mirë!

Megjithatë, ndërtimi i një të ardhme më të mirë, kërkonte vendosmëri të fortë, përkushtim, dhembshuri dhe, siç thashë, kurajo.

Edhe pse armiku u largua pas luftës, kaosi ende pengonte përpjekjet tona për të sjellë normalitet në Kosovë.

Në vitin 2000, së bashku me shumë burra e gra të tjera, unë iu bashkova Shërbimit Policor të Kosovës, dhe kam shërbyer në pozicione të ndryshme në organizatë. Ishte një përvojë tmerrësisht e mire të jem pjesë dhe të punoj për ndërtimin e një ndër institucioneve më profesionale, multietnike dhe me barazi gjinore të Kosovës.

Sfida jonë kryesore pas luftës ishte për rifitimi i besimit të publikut. Në kohën e regjimit serb, policët njiheshin për dhunë, agresivitet dhe brutalitetit. Policia u përdor si mjet i shtypjes. Shërbimi Policor i Kosovës duhej të dëshmonte se i përkushtohej përmirësimit të shoqërisë dhe jo shkatërrimit të saj.

Ruajtja e një mjedisi të sigurt për popullin tim, dhe krijimi i një ure të komunikimit në mes të komuniteteve të ndryshme kishte vlerë të madhe për mua.

Isha tejet e lumtur që më në fund u bëra pjesë e një lëvizje pozitive për Kosovën.

Në të vërtetë, nëpunësit publikë, si policët, infermierët, mësuesit, punonjësit socialë dhe të tjerët u bënë heronj në këtë mjedis kaotik ku duhej të jetonim, në një vend të shkatërruar nga lufta. Shërbyesit publikë kanë arritur të japin shumë nga vetja me vetëm pak burime financiare që kishin në dispozicion. Ishte koha që gjenerata ime t’ia kthente borxhin brezit të prindërve të mi duke dëshmuar një lidership të fuqishëm në ndërtimin e shtetit.

Një lloj i ri i udhëheqjes që përfshinte ndryshimet hap pas hapi.

Ndryshimi po ndodhte ngadalë, por ai po ndodhte!

Zonja dhe zotërinj,

Përgjatë viteve, Kosova ka bërë përmirësime të konsiderueshme, ajo ka arritur që të ofrojë shërbime më të mira në fushën e sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe fusha të tjera, por ne jemi ende duke luftuar për të ofruar shërbime cilësore për shkak të burimeve tona të kufizuara financiare. Bashkësia ndërkombëtare, e sidomos Shtetet e Bashkuara kanë bërë një punë të mrekullueshme duke na ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe të forta në Kosovë. SHBA-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i fortë i Kosovës dhe popullit të saj.

Aleatët tanë kanë mbështetur themelet e shtëpive tona, kur kulmet po digjeshin gjatë luftës. Në periudhën tranzicionale, diaspora e Kosovës ka shprehur gjithmonë fuqimisht nevojën që Kosova të bëhet një shtet i lirë dhe demokratik. Diaspora ishte ajo që nxiti partneritetin me aleatët tanë më të fortë!

Unë e di se ne kemi disa Kosovarë në publik këtu sot. Ju falënderoj për të gjithë atë që keni bërë dhe vazhdoni ta bëni për shtëpinë tuaj: Kosovën! Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës.

Pasi që Kosova u bë shtet i pavarur në vitin 2008, ne kemi forcuar sovranitetin tonë. Ne e kemi kuptuar se demokracia është komplekse dhe nuk ndërtohet lehtë. Ne jemi ende duke u mësuar si të jetojmë së bashku, si të punojmë së bashku, dhe si të mbajmë shpresën se gjërat do të ndryshojnë për mirë.

Kur flasim për ndryshimin, udhëheqjen dhe shërbimin publik, do të ishte e pafalshme për mua në qoftë se nuk flas për rolin e rëndësishëm të grave.

Ashtu siç ka thënë mikesha ime e dashur Sekretarja Clinton “të drejtat e njeriut janë të drejtat e grave dhe të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”.

Unë e kam marrë çështjen e fuqizimit të grave shumë afër zemrës, dhe unë gjithashtu pajtohem me deklaratën e saj të fundit “se kur nuk ka barriera profesionale për femra, qielli është kufiri”.

Gjatë historisë ne kemi parë se si udhëheqja e grave ndryshoi rrjedhën e historisë, jetën e përditshme të njerëzve në komunitetet e tyre dhe në të gjithë globin, duke dëshmuar veten si agjente të ndryshimit, të paqes, të zgjidhjes së konflikteve, të proceseve të ndërtimit të shtetit, kështu duke krijuar një botë më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

Gratë e Kosovës ka ndihmuar në transformimin e një vendi të ndarë nga lufta në një shoqëri të gjallë dhe të qëndrueshme.

Gjatë shtypjes serbe gratë e Kosovës ngritën zërin e tyre kundër gjenocidit, spastrimit etnik, pabarazisë, agresionit dhe shkeljeve masive të të drejtave të njeriut.

Pas luftës ato na udhëzuan në aspiratat tona për të ndërtuar bashkësi të shëndetshme duke hapur rrugën për të rinjtë tanë që të kenë mundësi më të mira dhe qëllime më të larta në karrierën e tyre.

Fatkeqësisht, puna që është bërë nga gratë kosovare, kapacitetet tona, njohuritë dhe aftësitë, ende nuk pranohen nga shoqëria jonë.

Gratë kosovare nuk merren seriozisht as në sektorin publikë e as në atë privatë, ku për fat të keq vetëm një numër i vogël i tyre kanë pozita udhëheqëse.

Gratë janë ende të stigmatizuara në shoqërinë kosovare- një shoqëri që perceptohet si tradicionale, ku burrat udhëheqin, ndërsa grate u binden atyre.

Duke u bërë presidentja e parë femër e shtetit të Kosovës dhe ajo më e reja në moshë e zgjedhur në këtë post në të gjithë botën, kam bërë hapin e parë në ndryshimin e këtij perceptimi në lidhje me vendin tim.

Kur mora detyrën në vitin 2011, Kosova ishte duke u përballur me kohë të vështira. Vendi ishte në një krizë të thellë politike, sociale dhe ekonomike.

Njerëzit ishin të etur për ndryshim dhe kishin nevojë për një udhëheqës që do t’i bashkonte të ndarët, të përfshinte të papërfshirët, dhe të depërtonte tek ata që ishin harruar pothuajse fare nga sistemi.

Disa nga pushtetarët konservatorë e shikonin me sy skeptik zgjedhjen time si presidente.

Në anën tjetër, kjo u dha shpresë të tjerëve.

E dija që duhej t’i bindja skeptikët e, në ndërkohë, të rrisë shpresat për qytetarët e margjinalizuarë dhe të papërfaqësuarë duke u dhënë atyre një zë, duke u hapur një derë të mundësive, dhe duke luftuar për të drejtat e tyre.

E ndjeja si obligim morale që të përmbushus këto pritje dhe të punojë në drejtim të përmirësimit të situates dhe prosperitetit për vendin tim.

Shpejt kuptova se kjo nuk ishte një punë e lehtë për të bërë. Presioni mbi mua ishte i lartë, ashtu sic ishin edhe pritjet nga unë.

Unë kam qenë presidentja e parë që promovoi modestinë, mësoi nga gabimet, qëndroi me njerëzit e zakonshëm, dhe i dëgjoi shqetësimet e tyre; një presidente e cila promovoi paqen, pajtimin dhe dialogun në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë.

Disa nga qëllimet kryesore të Kosovës, qysh kur mora detyrën ishin dhe vazhdojnë të jenë: integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, nevoja për të ulur në mënyrë drastike nivelin e korrupsionit, si dhe nevoja për t’i zgjidhur telashet qe trashëguam nga lufta duke u dhënë të drejta viktimave të luftës.

Institucionet tona ishin duke punuar në këto çështje, por unë besoja se progresi duhet të ndodhte më shpejt. Ndjeva se ne mund të koordinonim aktivitetet tona më mirë nëse do të kishte një platformë të cilën do mund të përdornim për të informuar njëri-tjetrin për sukseset dhe pengesat që po hasnim në përpjekjet tona për ndryshim.

Prandaj, vendosa të krijoj tre këshilla të rëndësishëm:
– Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian,
– Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, dhe
– Këshillin Kombëtar për mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kosova ka ecur përpara në në procesin e integrimit në BE, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, por korrupsioni i përhapur është duke mbytur të gjitha përpjekjet për të krijuar institucionine funksionale dhe efikas shtetërore.

Kosova ka urgjentisht nevojë të ecë përpara dhe të punojnë në agjendën e saj për integrim në BE; ajo duhet të sjellë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar. Përndryshe ne rrezikojmë të shkojmë prapa duke rënë në një rreth vicioz të mosndëshkimit.

Një nga prioritetet kryesore të presidencës sime ishte komponenti i drejtësisë, sidomos kur bëhet fjalë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, mijëra gra dhe burra të Kosovës u përdhunuan nga ushtria dhe paramilitarët serbë, të cilët gjithashtu vranë barbarisht, masakruan dhe torturuan mijëra njerëz.

Më shumë se 10.000 burra dhe gra, të rinj dhe të vjetër, u vranë!

Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare të grave të dhunuara gjatë luftës, besohet se numri shkon në mbi 20.000.

Përderisa disa masa ligjore janë marrë për të kompensuar kategoritë e viktimave të luftës si dëshmorët e luftës dhe familjet e tyre, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës dhe familjarët e personave të zhdukur, të mbijetuaritit e dhunës seksuale gjatë luftës ishin lënë krejtësisht pas dore.

Kur shikova legjislacionin, u mërzita dhe u trondita në të njëjtën kohë. Si ishte e mundur që i kishim arruar gjërat e tmerrshme që këta persona kishin përjetuar? Dhe, si kishte mundësi që nuk kishim qenë të gatshëm ta ngrisim zërin për gjitha ato gra të traumatizuara, por i kishim lënë të vuajnë, ndërsa ne të tjerët po shijonim lirinë tonë?

Duke qenë dëshmitare e mjedisit dekurajues për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ndihesha e detyruar që të krijojë një platformë që do të merrej ekskluzivisht me problemet e tyre.

Dy vjet më parë, inicova krijimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Krijimi i këtij këshilli koincidoi me përfshirjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në legjislacionin ekzistues. Më në fund, të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës u garantuan me ligj. Aspekti ligjor u vendos dhe ne duhej ta shfrytëzonim momentumin.

Pas disa takimeve që këshilli mbajti me aktorë të ndryshëm përgjegjës në nivel lokal dhe qendror, ne arritëm të shtyjmë përpara këtë çështje.

Veprimet tona avokuese më në fund dhanë frytet vitin e kaluar, kur qeveria mori vendim për të ngritur një komision që do të verifikojë numrin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Procesi është duke vazhduar dhe shpresoj që komisioni të fillojë punën sa më shpejtë që është e mundur.

Por, edhe pasi kaloi mandati im pesë vjeçar ka përfunduar, unë kam vazhduar të takohem personalisht me gratë që ishin të dhunuara gjatë luftës.

I kam inkurajuar ato që të dalin haptaz me rrëfimet e tyre dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, sepse për mbi një dekadë ato kanë pritur një dorë të cilen mund ta kapin, një vesh që do ti dëgjojë, dhe një zë përmes të cilit mund të flasin.

Nuk do të lë pa kthyer asnjë gurë derisa çdo grua që është abuzuar seksualisht gjatë luftës ta marrë drejtësinë e duhur.

Ditë më parë jam takuar me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura. Me të fola për problemet që hasin të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës. Do të kontaktojë atë përsëri me të mbërritur në Kosovë dhe do të shikojë mundësitë për ta ndërkombëtarizuar çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Bota ka nevojë të dijë se çfarë i ka ndodhur me kësaj pjesë të shoqërisë sonë! Ne duhet të kërkojmë të gjitha mënyrat e mundshme për të sjellë autorët para drejtësisë dhe t’i bëjmë presion Serbisë që të pranojë dhe të kërkojë falje për krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Zonja dhe zotërinj,

Sot ne nuk jetojnë vetëm në një botë të konfliktit dhe të luftës. Ne gjithashtu jetojmë në një botë të frikës dhe terrorit.

Ashtu siç e kanë vërtetuar këto vitet e fundit, ne përballemi me kërcënime të përbashkëta që ndikojnë tek të gjithë dhe prekin themelin e të drejtave dhe lirive tona të cilat i kemi fituar me mund. Dhe në këto sfida globale nuk ka dallime në mes shteteve të mëdha dhe shteteve të vogla.

Ne jemi të gjithë të prekur përderisa të gjithë jemi të ndërlidhur.

Sot, pothuajse çdo vend i botës është target potencial i sulmeve të grupeve të dhunshme ekstremiste, të cilat e përdorin fenë për qëllime politike.

Sulmet e frikshme në Paris, Stamboll dhe Bagdad që ndodhën më herët këtë vit shfaqin dimenzionet alarmuese që radikalizmi ka marrë.

As ne nuk jemi kursyer nga kjo ringjallje e rrymave fetare që kërkojnë të shfrytëzojnë grindje etnike për ambicie të mëtejshëme fetare, pra që përdorin fenë për të nxjerr në pah ndarjet ekzistuese etnike. Ne kemi parë shenja të jashtme, interpretime më fundamentaliste dhe intolerante të Islamit, të cilat janë të huaja për Kosovën, por që kanë gjetur një mënyrë në vendin tonë.

Megjithatë, ne e kemi konfrontuar këtë problem në mënyrë shumë efikase.

Tri viteve më parë, ne pamë për herë të parë një rritje në numrin e njerëzve që ju bashkuan organizatave terroriste që luftojnë në Siri dhe Irak.

Ne e kemi marrë këtë kërcënim shumë seriozisht. Mekanizmat tonë të sigurisë janë duke punuar për të adresuar këtë sfidë dhe ne kemi marrë një qasje proaktive dhe hapa të guximshëm ligjorë dhe të sigurisë për të frenuar shkuarjen e të rinjëve tanë në Siri e Irak.

Ne kemi qenë të pakompromis në qasjen tonë prej momentit që u bëmë të vetëdijshëm se ne, gjithashtu, ishin prekur nga ky fenomen.

Veprimi ynë i parë ka qenë të mësojmë çdo gjë – nga rekrutuesit e deri tek financat dhe rrugët e tyre, të mësonim për lidhjet dhe qëllimet e tyre.

Në vitin 2013 dhe 2014, një total prej 200 qytetarëve të Kosovës udhëtoi për në Siri dhe Irak, gjë që na bëri një nga vendet kryesore me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj që shkuan në Siri.

Të rinjtë që u janë bashkuar këtyre grupeve, kryesisht janë menduar se kanë marrë këtë rrugë të radikalizmit për shkak të ekspozimit ndaj ideologjisë ekstreme fetare, si dhe mjetet financiare.

Në verën e vitit 2014 nën mbikëqyrjen time, dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, unë kam koordinuar përpjekjet e mekanizmave tonë të sigurisë për të kryer operacione në të gjithë vendin kundër mbështetësve të ISIS.

Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë arrestuar 60 qytetarë të Kosovës të cilët në një moment ju bashkuan ISIS dhe grupe të ngjashme si al-Nusra në Siri dhe Irak në një operacion të koordinuar që përfshinte të gjithë vendin.

Shtatë imamë janë vënë gjithashtu nën arrest, të cilët ishin të përfshirë në frymëzim dhe nxitje, por edhe në rekrutimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës për të luftuar në Siri dhe Irak.

Ne kemi mbyllur OJQ-të për të cilat dyshonim se kanë vepruar si një fole financimi dhe organizimi për rekrutimin e terroristëve, si dhe disa xhami të paligjshme që kanë qenë bazë për indoktrinim dhe rekrutim.

Bashkëpunimi në rajon ka qenë i rëndësishëm po aq sa realizimi që ne duhet të bëjmë vet detyrat tona të shtëpisë. Pavarësisht nga prania e trupave të NATO-s dhe misionit më të madh për sundim të ligjit të BE-së, ishin agjencitë tona të zbatimit të ligjit që morën përgjegjësinë për ta bërë Kosovën prijëse në luftimin e rrjeteve terroriste.

Veprimet tona ndërmirreshin në kuadër të masave ligjore. Edhe pse ne nuk jemi shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, ne kemi përshtatur legjislacionin tonë me rezolutën e paraqitur nga Presidenti Barack Obama në Këshillin e Sigurimit në shtator 2014.

Ndjekja penale e këtyre rasteve ka qenë e vështirë për shkak të mungesës së legjislacionit të duhur. Por, në fillim të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin, i cili i dënon lbashkangjitjen e qytetarëve tanë në luftëtarët e huaja duke e bërë atë krim të ndëshkueshëm me deri në 15 vjet burgim.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar, prokurorët e Kosovës kanë ngritur 30 aktakuza dhe shkelësit janë sjellë para drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë evropianë mbeteten partnerët tanë kryesorë në luftën kundër këtij rreziku dhe ne do të punojmë ngushtë me ta për të siguruar një përballje efektive ndaj këtij kërcënimi.

Ne kemi arritur të reduktojmë pothuajse tërësisht shkuarjen e qytetarëve tanë në luftëra të huaja dhe qëllimi ynë mbetet që të mbajmë këtë si një prioritet të lartë për institucionet tona shtetërore në mënyrë që të sigurojmë që kjo gjë nuk është më një kërcënim për Kosovën dhe aleatët e saj.

Ne kemi forcuar aleancat tona rajonale dhe globale dhe kemi ndërtuar aleanca të reja. Në Kosovë ne kemi krijuar një model që duhet të ndiqet nga vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.

Përmes veprimeve tona ne kemi ua kemi bërë të qartë terroristëve dhe atyre që mbështesin këtë kauzë se Kosova nuk do të jetë një strehë e sigurt për ta. Këtë ua kemi dëshmuar me të vërtetë pas tri vitesh punë intenzive të mekanizmave tonë të sigurisë dhe vendosmërisë politike për të mos lejuar që Kosova të bëhet një vatër e ekstremizmit të dhunshëm.

Në vitin 2015 numri i tyre ishte i paktë. Këtë vit, nuk është regjistruar asnjë rast i shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në Siri apo Irak për t’ju bashkuar këtyre kauzave të rreme.

Asnjë vend nuk duhet të jetë e as nuk duhet të bëhet një strehë e sigurt për terroristët.

Unë besoj fuqishëm që çdo qytetar i cili ka qenë pjesë e rrjetit terrorist duhet të kalojë nëpër sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, unë gjithashtu besoj se çdo institucion i vendit dhe partnerët tanë duhet të përqëndrohen në krijimin e një modeli që do të shërbejë si çelës për parandalim, për të krijuar mekanizmat e nevojshëm që shkojnë përtej qasjes së zbatimit të ligjit.

Si një ish-kryetare e shtetit, por edhe si ish-zyrtare e zbatimit të ligjit, unë jam një mbështetëse e fortë e qasjes komunikuese me komunitetin, si një mënyrë e aktivitetit me zonat e prekura, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me qeveritë, vendore dhe ndërkombëtare, organizatat bilaterale e multilaterale- një përpjekje e përbashkët e cila duhet të veprojë ngushtë me qeveritë dhe grupet e qytetarëve për të punuar në strategjitë de-radikalizimit.

Unë besoj se ne mund të trajtojmë këtë kërcënim, vetëm nëse punojmë në edukimin e rinisë tonë, fuqizimin e grave tona, nëse ofrojmë stimuj ekonomikë, dhe në qoftë se ne i ri-integrojmë ata që janë mashtruar nga ekstremistët e dhunshëm, por që janë kthyer sërish tek rrënjët e tyre.

Ne duhet të përdorin derën e pasme dhe në heshtje për të shkatërruar qelizat e tmerrshme të grupeve terroriste.

Dhe për ta arritur këtë, ne duhet të veprojmë të bashkuar.

Ju faleminderit!