Gratë janë lidere më të mira se burrat, tregon studimi me 3 mijë menaxherë

Gratë janë lidere më të mira se burrat, tregon studimi me 3 mijë menaxherë

Janë dy herë më shumë burra të quajtur Xhon se sa që ka gra në udhëheqje të kompanive financiare.

Për më shumë, proporcioni i grave në zgjedhjen e karrierave ekzekutive bie në secilën shkallë të kësaj kategorie.

Por një studim i ri ka gjetur që gratë janë më të përshtatshme për udhëheqje se sa që janë burrat.

Studimi i bërë nga profesori Øyvind L. Martinsen, kryesues i Sjelljes Udhëheqëse dhe Organizuese në shkollën norvegjeze të biznesit BI, ka vlerësuar personalitetin dhe karakteristikat e gati 3 mijë menaxherëve, shkruan The Indepedent.

Në të gjitha fushat, ata kanë dalë në përfundim që gratë ishin lidere më të mira se sa homologët e tyre burra.

“Gratë kanë tejkaluar burrat në performancë në katër nga pesë kategoritë e studiuara: iniciativa dhe komunikimi qartë; hapja(sinqeriteti) dhe aftësia për inovacion; shoqërizimi dhe mbështetja; dhe menaxhimi metodik dhe vërja e qëllimeve”, ka thënë Martisen.

Sidoqoftë burrat dukej që ishin më të mirë se gratë në menaxhimin e stresit lidhur me punën dhe kishin nivel më të lartë të stabilitetit emocional.

Po shpresohet që rezultatet e studimit të sfidojnë normat e vendeve të punës.

Edhe pse njerëzit po mendojnë që po bëhet progres në këtë drejtim, numri i grave në pozita udhëheqëse ka rënë vitin e fundit.

Studimi tregon që gratë lidere mund të ndikohen në performimin e tyre nga tendenca për tu bërë më shumë merak apo edhe nga stabiliteti më i ulët emocional.

“Sidoqoftë, kjo nuk e largon faktin që ato janë më të përshtatshme për pozita menaxheriale se sa burrat. Dhe nëse punëdhënësit e injorojnë këtë fakt, ata mund të jenë duke punësuar liderë më pak të kualifikuar dhe duke dëmtuar produktivitetin,” ka shtuar bashkë autori i studimit, profesori Lars Glasø.