Graniti i motivuar nga lufta e babait të tij për liri

Graniti i motivuar nga lufta e babait të tij për liri

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është shprehur se sfidat e mëdha që i ka kaluar babai i tij për lirinë në Kosovë, kanë ndikuar te ai që të përmirësohet çdo ditë e më shumë, shkruan “dailycannon.com”.

Babai i tij, Ragip Xhaka ka qenë në burg. Ragipi ishte 22-vjeçar kur ishte burgosur nga regjimi serb, pasi kishte protestuar kundër pushtet serb, derisa kishte qëndruar në burg për tre vjet e gjysmë.

“Po, është e vërtetë se ai ka qëndruar në burg për tre vjet e gjysmë, pasi ishte burgosur për qëndrimet e tij. Ne flasim shpesh në familje për këtë temë. Në fund të fundit unë dua të di se çfarë ka ndodhur, transmeton albinfo.ch.

Xhaka u transferua në Arsenal dhe në shumë raste ishte kritikuar për lojën e tij të ashpër, megjithatë, futbollisti shqiptar ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës.

Xhaka dje fitoj trofeun e parë duke mposhtur Chelsean në finale të ‘Fa Cup’./Insajderi.com