Granit Xhaka flet për rikthimin në Basel

Granit Xhaka ka thënë se do të jetë e veçantë ndeshja e nesërme e Arsenalit ndaj Baselit, pasi përveç se do të përballet me vëllain e tij Taulantin, do të rikthehet tek qyteti ku është rritur.

Granit Xhaka flet për rikthimin në Basel

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se ndihet mirë para ndeshjes që Arsenali e zhvillon ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Baselin, Xhaka tha se shpreson që skuadra e tij të arrijë rezultat pozitiv në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Baselit.

“Unë jam rritur këtu në Basel dhe ndihem shumë mirë që jam rikthyer. Shpresojë që ne të marrim diçka pozitive nga kjo ndeshje”, ka thënë Xhaka.

Arsenali dhe Baseli do të përballen nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit. /Insajderi.com