Granit Xhaka komenton përballjen me Taulantin në Ligën e Kampionëve

Granit Xhaka komenton përballjen me Taulantin në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se loja e futbollit nuk do ta ndajë me vëllain e tij, Taulantin, pa marrë parasysh se ekipi i cili fiton një ndeshje.

Këto komente Graniti i ka bërë pas fitores së ekipit të tij, Arsenal, ndaj ekipit ku luan Taulanti, Basel, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Arsenali fitoi 4 me 1 në udhëtim tek Baseli nëdrsa kjo është fitorja e dytë e Granitit ndaj Taulantit në pak javë, pasi Arsenali mposhti zviceranët edhe në ndeshjen e parë.

“Nuk ka rëndësi se kush fiton apo e humb një ndeshje.  Ne do të jemi gjithmonë së bashku. Të  dua shumë, vëllai im,” ka shkruar Graniti në llogarinë e tij Facebook.

Granit dhe Taulant Xhaka kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe gjatë Kampionatit Evropian në Francë, pasi që Shqipëria u përball me Zvicrën./Insajderi.com