Grafitë kundër bllokimit të shesheve

Grafitë kundër bllokimit të shesheve

Në pjesë të ndryshme të Prishtinës janë shfaqur grafitë të ri me anë të cilave ‘’sulmohen’’ përfaqsues opozitarë – Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Sipas një njoftimi dërguar nga autori, qëllimi i këtyre grafitëve është shprehja e revoltës ndaj bllokimit të shesheve, duke iu referuar kështu protestës së partive opozitare në që po mbahet në shesh.

“Pse ky po, une jo?” shkruan në këto grafitë, në të cilat shihen të jenë dy liderët opozitarë, ai i AAK-së dhe Nisma-s, por jo edhe ai i Vetëvendosjes.

Ky i fundit është zëvendësuar me ish-liderin partiak, Albin Kurtin, raporton Insajderi.

“Ky aksion ka për qëllim që të tregohet ego e vërtetë e 3 liderëve opozitarë, të cilët janë duke shkatërruar çdo gje, duke përfshirë edhe përditshmërinë tonë, duke bllokuar festa e sheshe vetëm e vetëm, sepse një njeri si Hashim Thaçi do të kandidojë për president. Nuk ka rëndësi kush zgjedhet a çka do të bëhet, por me rëndësi është që në Prishtinë të jetohet jeta, e jo protesta”, thuhet në këtë njoftim.

Grafitët kundër opozitës vijnë pas atyre të bërë ku protagosnitë ishin kryeministri Isa Mustafadhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi. /Insajderi