Graçanica bëhet me festival “mesjetar”

Kosova ka një seri të festivaleve të shumta që mbahen zakonisht gjatë verës, por në fund të kësaj vere i është shtuar edhe një.

Graçanica bëhet me festival “mesjetar”

Pas festivaleve të shumta të filmit, muzikës e arteve të tjera përfshirë edhe festivalin e rrushit, është krijuar edhe një festival tjetër.

Titullohet “Shield Festival” apo “Festivali i Mburojave”.

Nga data 16 në Graçanicë do të organizohet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Mesjetare dhe artizanaleve nën organizim të Organizatës Turistike të Graçanicëns.

Me financim të USAID, festivali ka për qëllim që të argëtoj afro 3 mijë vizitorë sa presin organizatorët gjatë dy ditëve, me artet e lojërave mesjetare sikurse ballafaqimet mes luftëtarëve dhe promovimin e ushqimit tradicional./Insajderi.com