Grabovci kërkon llogari nga prokuroria se pse nuk u shkatërruan përgjimet

14.09.2016 12:15
Grabovci kërkon llogari nga prokuroria se pse nuk u shkatërruan përgjimet

Avokati i ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovcit,  Florent Latifaj pas përfundimit të seancës intervistuese për rastin e “Dosjes së shefave”, tha para gazetarëve se e ka urdhëruar klientin e tij të mos deklarohet për atë që është ftuar nga prokuroria.

Latifaj tha se klienti i tij i është përgjigjur pyetjeve të përgjithshme që i bëhen cdo të dyshuari, ndërkaq ka hesht lidhur me përgjimet derisa të marrim një përgjigje nga EULEX-i edhe nga Gjykata për mos asgjësimin e tyre.

“Nuk mundemi me u përgjigjë për dicka që nuk mundet me u konsideru pronë në procedurë penale. S`munden me u përdorë si provë, sipas neve prokuroria mundet me mendu ndryshe”, deklaroi Latifaj.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/OjAQyhR9rTI” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

Latifaj tha se i janë drejtuar dy herë EULEX-it për këtë cështje por se nuk kanë marrë përgjigje definitive.

“Ne do të kërkojmë edhe një herë përgjigje nga EULEX-i pastaj do t`i drejtohemi prokurorit të procedurës paraprake të marrë vendim se a munden këto përgjime me shërby ende apo duhet me u asgjësu”, tha ai. /Insajderi.com