Grabitje në një pikë të karburanteve në Pejë

Grabitje në një pikë të karburanteve në Pejë

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 03:00, në rrugën “Kreshnik Ademaj” në Pejë, ka ndodhur një grabitje në një pikë të karburanteve.

Sipas policisë punëtori kishte raportuar se një person nën kërcënimin e armës ia ka grabitur shumën e parave prej 320 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.