Grabitje me armë në një institucion financiar

Grabitje me armë në një institucion financiar

Një grabitje me armë ka ndodhur në një institucion finaciar sot rreth orës 14:00 në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore, thuhet në një komunikatë të policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.

Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.