Grabitje me maska në një lokal në Prizren

Grabitje me maska në një lokal në Prizren

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në mbrëmje në një lokal në rr. “Qazim Berisha” në Prizren.

Policia raporton se dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur pasi kanë hyrë në një lokal duke e kanosur me armë viktimën femër shqiptare, ia kanë grabitur një sasi të parave të gatshme dhe kanë tentuar që të largohen, por një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, pasi i ka vërejtur të dyshuarit, u ka dhënë urdhër për t’u ndalur.

“Të njëjtit kanë tentuar ta sulmojnë dhe kane ia drejtuar armët”, njofton policia. Zyrtari policor në vetëmbrojtje, ka shtënë me armën zyrtare në drejtim të të dyshuarve. Të dyshuarit kanë arritur që të arratisen.

Bëhet e ditur se njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një jakne të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 euro.