Grabitje e armatosur në qendër të Prishtinës

Grabitje e armatosur në qendër të Prishtinës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Prishtinë në rrugën “Enver Maloku” në një institucion mikrofinanciar.

Policia ka njoftuar se një person me maskë dhe i armatosur ka grabitur një institucion mikrofinanciar dhe se i njëjti ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, i dyshuari ende nuk është kapur nga organet e rendit dhe se janë duke u bërë përpjekje që të identifikohet personi i dyshuar dhe vendndodhja e tij.

 

Njoftimi i plotë i Policisë :

Ju njoftojmë se sot rreth orës 14:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur në institucionin mikrofinanciar që gjendet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armës, ku një person i maskuar, ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij.