Grabitje e armatosur në Pejë

Grabitje e armatosur në Pejë

Policia njofton se në fshatin Nabërgjan të Pejës menjëherë pas mesnatës ka pasur një tentim vjedhje në një pompë të benzinës, kurse autorët kanë qenë të armatosur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se është futur në një pompë derivatesh dhe nën kërcënim të armës  ka tentuar që të grabis të holla nga viktima mashkull shqiptar punëtor i pompës, i cili ka refuzuar që t’i japë të holla. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në një rast tjetër të rr. Bill Clinton në Pejë, dje rreth mëngjesit janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj rom, pasi  që të njëjtit kanë depërtuar me forcë, duke hyrë në lokalin e viktimës mashkull shqiptar dhe kanë vjedhur  para.  Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.