katër persona janë parë duke grabitur me armë një selit të bankës ‘Pro Credit Bank’, në " />

Grabitja në mesditë 10 metra afër stacionit policor

Grabitja në mesditë 10 metra afër stacionit policor

Rreth orës 15:30 katër persona janë parë duke grabitur me armë një selit të bankës ‘Pro Credit Bank’, në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishtë.

Plaçkitja kishte përfunduar me sukses edhe pse kjo bankë gjendej më afër se 10 metra  stacionit policor.

Policia nuk kishte parë ngjarjen dhe as punonjësit nuk kishin arritur ta njoftojnë policin në mënyrë që plaçkitësit të kapeshin nga policia, shkruan Insajderi.

E gjithë kjo nuk ka shpëtuar nga banorët e lagjes të cilët kishin filmuar ikjen e plaçkitësit së bashku me të hollat.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin.

“Në orën 15:20 në një grabitje të armatosur. Te gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër selia qendrore e Pro Credit Bank përmes një njoftimi ka bërë të ditur se personat e maskuar nuk e kanë vjedhur bankën por kompaninë që po transportonte të hollat.

“Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit sqaron se ngjarja e sotme e plaçkitjes nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar”, thuhet në këtë njoftim/Insajderi.com