Grabitet sërish familja Kardashian

16.03.2017 17:21
Grabitet sërish familja Kardashian

Rreth 6 muaj pasi grabitjes së Kim Kardashian në Paris, një tjetër anëtare e familjes së famshme ka rënë pre e keqbërësve.

Kendall Jenner i janë grabitur bizhu me blerë 200 mijë dollarë në shtëpinë e saj në Hollywood Hills.

Jenner thuhet se është larguar nga rezidenca e saj pasditen e së mërkurës dhe është rikthyer në shtëpi rreth orës 8 të darkës.

Sapo ka hyrë në dhomën e gjumit, mëngjesin e së enjtes, Jenner ka zbuluar se mungonin bizhuteritë e saj dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.