Grabitet një bankë në Prishtinë

Grabitet një bankë në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se sot në orët e paditës ka ndodhur një grabitje e armatosur e një banke në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para hetimore, policia thotë se grabitja dyshohet të jetë realizuar prej tre personave të maskuar dhe të armatosur.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet shuma e grabitur në këtë bankë.

“Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  të dyshuarit e mundshëm. Deri tani policia ka arrit të gjejë, veturën e tipit Audi,  me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.com