Grabitje në pikë të ditës për 130 euro

Grabitje në pikë të ditës për 130 euro

Gjithçka ishte e qetë në një dyqan të një pompe benzine në Prishtinë derisa një Audi A3 do të parkohej e nga vetura do të dilnin tre persona të maskuar të cilët kishin një qëllim:grabitjen.

Në dyqan hyn vetëm një person i veshur me xhemper të kuq dhe një kapuç në kokë dhe doreza që hyn me një revole në dyqan, ku brenda tij ishin dy punëtore.

Pikërisht nga këto dy punëtore dhe një tjetër person është lajmëruar edhe Policia, e cila megjithatë nuk ka arritur që t’i zë hajnat, të cilët kanë ikur.

Por ata kanë ikur pa marrë ndonjë shumë të madhe parash. Kanë mundur të grabisin vetëm 130 euro. Kaq është shuma e raportuar si e vjedhur nga hajnat të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Të dyshuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Audi A3. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar./Insajderi.com