‘I Got You’ e Bebe Rexhës arrin në 100 milionë dëgjime në Spotify

16.03.2017 22:59
‘I Got You’ e Bebe Rexhës arrin në 100 milionë dëgjime në Spotify

Kjo këngë po ashtu ka gati 100 milionë klikime edhe në YouTube.

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka arritur një sukses të madh me këngën e saj të parafundit “I Got You”.

Rexha me këngën e publikuar dy muaj më parë ka arritur në 100 milionë dëgjime vetëm në platformën digjitale për muzikë “Spotify”.

“E pabesueshme. Kam fansat më të mirë. Faleminderit”, ka shkruar ajo në Instagram për këtë sukses.

Kjo këngë po ashtu ka gati 100 milionë klikime edhe në YouTube.

“Fuck Fake Friends” është projekti i saj i fundit i publikuar javën e shkuar./Insajderi.com