Google humbet 24 miliarë dollarë brenda javës

Google humbet 24 miliarë dollarë brenda javës

Ditën e Hëne filiali Europian i Google u detyrua tu kërkonte falje reklamuesve në Britani sepse reklamat e tyre u shfaqën në disa video të cilat promovonin terrorizmin në youtube.

Klientë Britanikë të profilit të lartë si Tesco, Mark dhe Spencer, The Guardian e madje edhe qeveria e këtij vendi tërhoqën fushatat reklamues nga Google.

Megjithatë kërkimi i faljes bëri shumë pak për të qetësuar ujërat, shkruan PcWorld Al.

Ditën e Mërkure kriza preku Shtetet e Bashkuara ku Verizon dhe AT&T ishin dy kompani tjera të mëdha që u tërhoqën nga Google.

E gjithë kjo u përjetua rëndë nga kompania, por edhe nga të ardhurat e saj.

Siç e shikoni edhe nga grafiku i paraqitur, vlera e tregut e kompanisë ra më 24 miliardë dollarë.