Google Calendar i përshtatur edhe për iPad

Aplikacioni është i njëjti version ekzistues në App Store dhe përdoruesit mund të shfrytëzojnë kërkimin “Spotlight” për të kërkuar nga ekrani kryesor i iPad.

Google Calendar i përshtatur edhe për iPad

Google Calendar ka qenë i disponueshëm në iOS që prej 2015-ës, por deri ditën e sotme ishte i përshtatur vetëm për ekranet e vogla të iPhone. Sot aplikacioni u përmirësua për iPad.

Aplikacioni është i njëjti version ekzistues në App Store dhe përdoruesit mund të shfrytëzojnë kërkimin “Spotlight” për të kërkuar nga ekrani kryesor i iPad.

Ata mund të përshtatin ndërfaqen për të nxjerrë në pah ditë, javë dhe muaj apo të krijojnë evenimente. Përdoruesit e Gmail gjithashtu mund të aksesojnë informacion nga llogaritë e tyre e-mail apo të shtojnë aktivitete automatikisht në kalendar.

Aplikacionin Google Calendar për iPad mund ta shkarkoni që në këtë moment.