“Golin e panë 40 mijë njerëz në stadium, vetëm gjyqtari jo”

28.11.2017 21:21
“Golin e panë 40 mijë njerëz në stadium, vetëm gjyqtari jo”

Barcelona barazoi me Valencian me rezultat 1-1, por një gol në pjesën e parë i shënuar nga Lionel Messi nuk u pranua nga gjyqtari i ndeshjes.

Për këtë ka folur dy ditë më vonë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. Ai ishte në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës kundër Murcias.

“Nga pozicioni im ishte e pamundur të shihej nëse topi ishte brenda”. “E pash Messin duke festuar. Aty ishin 40 mijë njerëz që e panë që ishte gol”.

“Ishte absurde pasi vetëm gjyqtari nuk e pa, një rast kaq të pastër që ishte shumë i rëndësishëm”. “Çdo vit po ka këso gjërash dhe mund të kthehen në diçka vendimtare”.

“Më duket absurde, se pse ne nuk e përdorim teknologjinë”. “Gjykimi në Spanjë është i mirë, por është e vështirë të jesh gjyqtar”, ka thënë Valverde.