Goli i Sergi Robertos shkaktoj termet në Camp Nou

Goli i Sergi Robertos shkaktoj termet në Camp Nou

“Është dridhja më e madhe e këtij lloji që është regjistruar deri më tani”, i deklaroi gazetës El Pais sizmologu Jordi Díaz. Sizmometri që e regjistroi atë është vendosur rreth 500 metra larg stadiumit Camp Nou dhe është futur në funksion qe pesë vjet.

Në fotografi dallohen qartë dridhjet e regjistruara pas secilit gol. Sipas Díazit, amplituda pas golit të parë është e ngjashme me atë që ndodh në çfarëdo ndeshje.

Sipas analizës së Diazit, mund të shihet se tre golat e parë të Barçës kishin aktivitet të ngjashëm sizmik, kurse pas golit të PSG-së, dridhjet u zbutën ndjeshëm. Goli i gjashtë, dhe i fundit, bëri që dridhjet ta arrinin amplitudën e një tërmeti me intensitet më të vogël.

Barcelona arriti të kthej rezultatin në favor të saj pas humbjes me rezultat 4 me 0 në Paris. Goli i gjashtë i Barcelonës, në Camp Nou në minutën e 95 siguroj kualifikim e skuadrës spanjolle. /Insajderi.com