Goli që ia ndryshoi jetën Sadikut

Goli që ia ndryshoi jetën Sadikut

Armando Sadiku është gati për sfidën e radhës në kampionatin zviceran të futbollit. Një sezon më parë, në të njëjtën periudhë të vitit, u dha borxh nga Zurich për të ndihmuar Vaduzin të mbijetonte në elitë dhe ia doli mbanë.

Këtë sezon shpreson të bëjë të njëjtën gjë me Luganon, ku e ka tërhequr edhe prania e Paolo Tramexanit.

Por këtë radhë gjithçka ka ndryshuar. Sadiku u largua në fund të edicionit të kaluar në Superligën zvicerane si një prej sulmuesve të shumtë të këtij kampionati.

Por pas Euro 2016 ai nuk ishte më i tillë, ai ishte një hero në Shqipëri pas golit që i shënoi Rumanisë.

sadiku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Jeta ime ka ndryshuar plotësisht, por unë mundohem të mbetem i njëjti Armando që isha para atij goli”, ka treguar Sadiku në një intervistë për “Blick”. “Si është Armando? Miqtë e mi mund të thonë se kam një zemër të madhe, se dua të bëj gjithçka mirë. Mendoj se jam një person pozitiv”, vijoi ai.

 

Pas suksesit, erdhi edhe zhgënjimi i madh për sulmuesin shqiptar, pasi Zyrihu vendosi ta mbante në kategorinë e dytë. “Më duhej të mësohesha me këtë situatë. Ishte shumë e vështirë të motivoja veten. Por Zyrihu ishte në telashe dhe unë dëshiroja të ndihmoja”, tha ai.

Situata tashmë është e qetë dhe Zyrihu duket se do të ngjitet pa probleme në elitë në edicionin e ardhshëm. Ndaj u vendos që ai të jepej në huazim për pjesën e dytë të sezonit. “Unë dëshiroja  të luaja në kampionatin më të mirë, u jam mirënjohës që më lejuan”, tregon Sadiku, i cili zgjodhi Luganon, duke refuzuar ofertat e St. Galen dhe Vaduz që ishin të gatshme ta afronin menjëherë.

sadiku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“E zgjodha sepse njihja trajnerin prej 5 vitesh, nuk mund ta refuzoja”, shpjegoi sulmuesi shqiptar i cili tregon se nuk do të ketë nostalgji edhe nëse do të luajë kundër miqve që ka te Vaduzi. “Kur jam në fushën e lojës, nuk njoh askënd”.

 

Ëndrra e Sadikut mbetet që në sezonin e ardhshëm të tregojë vlerat e tij në një kampionat më të njohur. “Bundesliga apo Italia do të më entuziazmonin. Por për momentin dua të ndihmoj Luganon”.