Goli i Anthony Martial që do t’i kushtojë 10 milionë euro Unitedit

Goli i Anthony Martial që do t’i kushtojë 10 milionë euro Unitedit

Manchester United do të duhet t’i paguajë 10 milionë euro Monacos pasi Anthony Martial shënoi golin e tij të 25 për klubin kundër Burnleyt të dielën.

Sulmuesi francez gjeti rrugën drejt rrjetës pasi nuk shënoi që nga 11 shkurti kundër Watfordit, duke e dërguar në avantazh 1 me 0 skuadrën e United ndaj Burnleyt, raporton Goal.com.

Martial u bashkua me Manchester United nga Monako në vitin 2015 për një shumë fillestare që shkonte deri në 50 milionë euro, e cila mund të rritet përfundimisht në afërsisht 90 milionë euro për shkak të disa shtesave të përfshira në marrëveshje.

Dhe një prej këtyre shtesave ishte një pagesë prej 10 milion eurove në rast se Martial do t’i shënonte 25 gola për United. /Insajderi.com