Golf me aligatorin

Golf me aligatorin

Pavarësisht garës së ndezur në turneun e golfit “Arnold Palmer” në Florida, vëmendja e ditës u rrëmbye nga një aligator kokëfortë që duket se kishte vendosur ta shihte garën nga shumë pranë.

Aligatori u shfaq që në fillim të garës në gropën e gjashtë dhe u desh ndërhyrja mjaft guximtare e golfisti teksan Cody Gribble që reptili kolosal të kthehej në ujë.

Por, krokodili mbase nuk e kishte shijuar siç duhej spektaklin në fushë dhe shumë shpejt u rikthye në të njëjtin vend, madje duke trembur seriozisht golfistin Smylie Kaufman dhe ndihmësin e tij, të cilët duket qartë nga reagimi se nuk prisnin ta gjenin më aligatorin jashtë ujit.

Organizatorët e garës, për asye sigurie më pas vendosën se një dëbim në ditë për aligatorin ishte mjaftueshëm, kështu që e lanë të vendoste vetë reptilin e madh se kur do të largohej nga pista e golfit.

Gara e golfit vazhdoi pa asnjë problem pavarësisht pranisë së aligatorit dhe sa për statistikë mund të themi se u fitua nga kaliforniani Charley Hoffman.