Golf 8 do të arrijë në 2019, zbulohen detaje të reja

Golf 8 do të arrijë në 2019, zbulohen detaje të reja

Golf 8 pritet të dalë në treg diku në vitin 2019 ndërsa GTI në vitin 2020.

Gati të gjitha modelet e VW Golf kanë qenë me ndryshime evolutive por jo revolucionare, prandaj kjo pritet edhe me Golf 8.

Golfi i ri pritet të peshojë 50 kg më pak se sa paraardhësi i tij, dhe do të ketë një ndryshim në sistemin elektrik duke e shndërruar në 48V dhe duke ia shtuar një motor startues të integruar, shkruan The Citizen.

Golf Clubsport – Nuk është dizajni përfundimtar por do të duket ngjashëm me këtë makinë

Ndërsa është e mundshme që një motor elektrik i montuar në pjesën përparme të transmisionit ta kthejë në një hibrid Golf GTI-në.

Golf 8 GTI Clubsport pritet të ketë edhe deri në 320 kuaj fuqi dhe 2.0-litërsh turbo petrol. /Insajderi.com