Gold AG ngushëllon familjen Haradinaj

Gold AG ngushëllon familjen Haradinaj

Reperi i njohur. Arian Agushi i njohur me nofkën Gold Ag ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së kryefamiljarit, Hilmi Haradinaj, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan “Zëri.info”.

Me këtë rast Gold Ag, në “Instagram”, ka postuar një fotografi me të ndjerin e ku ka falënderuar atë për djem që ja ka dhënë Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

“Ngushllime familjes Haradinaj, faleminderit baca Hilmi për bijtë që ja fale kësaj toke. Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me të mirat e tij. Do ta mbaj kujtim dekoratën “SHKELZEN HARADINAJ” që ma dhurove ti dhe kryetari i atëhershëm Rasim M. Selmanaj”.