Gol dhe shtyllë, Avdijaj shkëlqen ndaj Baselit [video]

Gol dhe shtyllë, Avdijaj shkëlqen ndaj Baselit [video]

Albion Avdijaj ka ndihmuar Vaduzin e fundit të tabelës në kampionatin zviceran, që të marrë një barazim të papritur 1-1 kundër kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të Baselit.

Sulmuesi shqiptar, i kthyer në një pikë fikse në formacionin e skuadrës që përfaqëson në fakt futbollin e Lihtenshtejnit, ka shënuar një gol që ndihmon shumë ekipin e tij për të mbijetuar në elitë.

Pas avantazhit të Baselit me Zuffin në minutën e 27, Avdijaj tregoi një instinkt sulmuesi të mirëfilltë pak minuta më vonë duke kthyer në portën e kampionëve një pasim perfekt të Janjatoviç për të vënë baraspeshën në shifra.

Futbollisti iu afrua edhe golit të dytë duke goditur traversën e portës së Baselit para fundit të pjesës së parë.

Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund të ndeshjes dhe goli i dytë në këtë kampionat i futbollistit shqiptar, bëri të mundur që Vaduzi të barazonte me pikë Laussanen, në fundin e tabelës së klasifikimit.

Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai ishte ftuar për ndeshjet miqësore të vitit 2014, ndaj Senegalit dhe Turqisë. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5dy5sd_albion-avdijaj-goal-hd-vaduz-1-1-basel-05-03-2017-replay_sport