Gol i “çmendur” i Xhakës – vrapoi me topin nga gjysma e fushës

Gol i “çmendur” i Xhakës – vrapoi me topin nga gjysma e fushës

Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka ka kontribuar me një gol dhe një asist në fitoren 0 me 2 të skuadrës së tij ndaj CSKA Moskës në Rusi.

Xhaka realizoi në minutën e 29-të golin e parë, ndërsa asistoi për Oberlinin në minutën e fundit.

Ajo që bie në sy është vrapimi i Xhakës tek goli i tij që ishte edhe i pari i Baselit në këtë takim.

Xhaka rikuperoi një top të humbur ndërsa vrapimi i tij ishte i pakapshëm për futbollistët e CSKA Moskës, në fund Xhaka e konkretizoi me gol.