Goditet me sëpatë në kokë një person në Viti

Goditet me sëpatë në kokë një person në Viti

Një person është sulmuar me sëpatë në kokë në fshatin Kabash të Vitisë duke iu shkaktuar lëndime trupore.

I dëmtuari me iniciale N.A nga Gjilani ka deklaruar se njëherë është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari pastaj kanë filluar goditjet me sëpatë nga djali i tij.

Viktima ka deklaruar se agresorët janë të njohur për të.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, teksa gjendet i shtrirë në emergjencën rajonale të Gjilanit.

E i dyshuari L.M është arrestuar nga policia, ndërsa i dyshuari tjetër T.M gjendet ende në arrati.

Motivi i rastit besohet të jetë një zënkë e para disa muajsh, ndërsa Klan Kosova mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 30 e mëngjesit pas një gare me qenë.

Rastin për Klanin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.