GLPS: Institucionet nuk kanë vullnet për arritjen e objektivave të MSA-së

GLPS: Institucionet nuk kanë vullnet për arritjen e objektivave të MSA-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë prezantuar raportin “Vlerësimi i punës së institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”.

Raporti i këtij grupi reflekton “sikur asnjëherë më pare” mungesën e vullnetit të institucioneve të Kosovës për të arritur objektivat që janë  parapërcaktuar nga MSA-ja.

Albana Merja, hulumtuese  në GLPS tha se aftësia e Institucioneve për hartimin e bazës ligjore mbetët e ulët, e që sipas saj është reflektuar në dështimin e miratimit të ligjeve nga agjenda e paraparë legjislative.

“Këtë 6 mujor janë miratuar më pak se gjysma e ligjeve të planifikuara. Nga 158 veprime që kanë qenë të paracaktuara për t’u ndërmarr, janë realizuar vetëm 44 veprime”.

Raporti i këtij grupi përmban poashtu një vlerësim të detajuar të progresit dhe sfidave në përmbushjen e kushteve të Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është në tetor të vitit 2015, pas së cilës Qeveria e Kosovës mori përsipër një sërë obligimesh dhe detyrash në kuadër të kësaj marrëveshje. /Insajderi.com