Global News Network: Qytetarët e Kosovës të izoluar si koreano-veriorët

“Kosova renditet më poshtë se shumë shtete afrikane: si Nigeria, Kongo, Liberi dhe Burundi, dhe po thuajse në të njëjtin nivel me Korenë e Veriut”, kështu shkruan sot mediumi ndërkombëtar "Global News Network".

Global News Network: Qytetarët e Kosovës të izoluar si koreano-veriorët

Pasaporta e Kosovës renditet si e 85-ta në klasifikimin e pasaportave më të “fuqishme” të botës, sipas institucionit që bën këtë ranglistë – “Ranglista e pasaportave botërore”, të cilët kanë publikuar këtë renditje në faqen e internetit të Forumit Ekonomik Botëror.

“Global News Network” e bën këtë ndërlidhje ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Veriut, duke theksuar se kosovarët dhe koreanët janë ndër vendet e vetme që mund të lëvizin në më pak se 50 shtete të botës, raporton Gazeta Online Insajderi.

libi

“Kosova renditet në të njëjtin nivel me Korenë e Veriut, duke konsideruar se qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë vetëm në 41 vende pa viza. Kosova renditet poshtë shumë shteteve afrikane: si Nigeria, Kongo, Liberia dhe Burundi. Vendet e rajonit janë renditur si më poshtë: Shqipëria (94 vende pa viza), Serbia (112), Kroacia (143), Maqedonia (107), Mali i Zi (103), dhe Bosnje dhe Herzegovinë (98)”, shkruan GNN, duke iu referuar raportit të fundit të Passport Index.

Në krye të listës janë Gjermania dhe Suedia, qytetarët e të cilit mund të vizitoni 158 vende, pa pasur nevojë për të aplikuar për një vizë. Britania e Madhe renditet në vendin e dytë, e më pas vijnë Franca, Spanja dhe Zvicra. /Insajderi.com