Glauk Konjufca i kërkon kësaj partie bashkëpunim për Prishtinën

Glauk Konjufca i kërkon kësaj partie bashkëpunim për Prishtinën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për rezultatin e kësaj partie në Zgjedhjet Lokale.

Konjufca i ftuar në KTV ka folur edhe për mundësin për bashkëpunim me ndonjë subjekt politik. Ai ka thënë se do të mirëpriste një bashkëpunim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Subjekte këto që kanë qenë në bashkëpunim në Prishtinë.

“Do të ishte mirë ta vazhdonim bashkëpunimin me AKR edhe në të kaluarën kanë quar disa projekte përpara”, ka thënë Konjufca.

Fjalë të mira për Pacollin ka pasur edhe kandidati për kryetar të kësaj komune Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se është befasuar me numrin e madh që Pacolli ka fituar./Insajderi.com