Konjufca e krahason Molliqajn me Hashim Thaçin: Më paska marrë malli ta dëgjoj

Konjufca e krahason Molliqajn me Hashim Thaçin: Më paska marrë malli ta dëgjoj

Debati i nxehtë në Kuvendin e Kosovës për postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës që është duke e mbajtur Aida Dërguti në emër të Vetëvendosjes, ka nxitur reagime mes Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt, raporton Insajderi.

Molliqaj që fillimisht tha se për kohën sa ka qenë në VV kanë punuar bashkë si dhe kanë vepruar të këqija së bashku, nxiti reagimin e Konjufcës

“Për shtatë vite me Konjufcën kemi punuar shumë bashkë, kemi punuar bashkë dhe kemi bërë të këqija shumë bashkë”, ka thënë Molliqaj fillimisht.

Konjufca fjalët e Molliqajt i krahasoj me ato të Hashim Thaçit.

“Me të vërtetë më paska marrë malli me e dëgjua Hashim Thaçin në Kuvend të Kosovës, me këtë fjalor qesharak, me të vërtetë qesharak”, ka thënë Konjufca, duke iu referuar fjalimit të Molliqajt./Insajderi.com