Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën

Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën

Ministria e Arsimit, njofton se gjysmëvjetori i dytë i viti shkollor 2016/2017 do të fillojë ditën e hënë, me 16 janar.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon të hënën (16 janar 2017)”.

“MAShT në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së Gripit AH3V”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ministrisë. /Insajderi.com