Gjysmë shekulli ka kërkuar babanë, dhe në fund zbulon të vërtetën shokuese

Vajzën me të cilën ishte rritur e kishte shumë më të afërt sesa kishte menduar!

Gjysmë shekulli ka kërkuar babanë, dhe në fund zbulon të vërtetën shokuese

Gruaja e cila ishte rritur në shtëpinë e fëmijëve të braktisur, 50 vjet e kishte kërkuar babanë e saj biologjik për të kuptuar në  fund se mikja e saj më e mirë nga fëmijëria me të cilën ishte rritur, në të vërtet e kishte gjysmë motër!

Cara Jane Farrar Peterson (52) nga Skarboro në Jorkshirin Verior thotë se më në fund ndihet se “diku pëket” pasi kishte zbuluar se e kishte të afërm gjaku Karen Smth (51), shoqen e saj më të ngushtë.

Cara gati gjysmë shekulli ishte përpjekur ta zbulojë identitetin e babait të saj, sepse nëna e saj Linda, e cila ishte martuar 6 herë, ishte vendosur në spitalin mendor derisa Cara ishte foshnje.

Mike Farrar ka refuzuar ta pranojë kujdesin ndaj Caras dhe motrës së saj Mel dhe ato ishin vendosur në shtëpi për fëmijët e braktisur. Mirëpo, gjithçka ndryshoi kur Cara, nëpërmes të një emisioni televiziv ka kuptuar se Michael i kishte edhe dy fëmijë tjerë, dhe se njëra prej tyre ishte shoqja e saj e klasës Karen.

“Ishte vërtetë vështirë dhe shumëçka kam humbur me Karen. Gjithmonë jam ndier si një shpirt i humbur, dhe tani më në fund ndihem se përkas diku”, ka thënë Cara.

“Ne të dyja gjithmonë kemi qenë të lidhura, sikur ta dinim se në të vërtetë jemi motra”, ka shtuar ajo./Insajderi.com.