Gjysmë milionë të rinj në Japoni jetojnë “të izoluar”

Më shumë se gjysmë milion njerëz të rinj në Japoni kanë shmangur shoqërinë dhe kanë zgjedhur të jetojnë jetë të izoluar, sipas një sondazhi të lëshuar nga qeveria japoneze.

Gjysmë milionë të rinj në Japoni jetojnë “të izoluar”

Fenomeni, i quajtur “Hikikomori”, është përcaktuar nga ana e Shëndetësisë Japoneze dhe Ministrisë së Punës e Mirëqenies.

Ky fenomen përfshin njerëzit që kanë qëndruar në shtëpinë e tyre për gjashtë muaj ose më shumë pa shkuar në shkollë dhe në punë, apo që nuk kanë dalë me shoqërinë e tyre, raporton e përditshmja britanike “The Independent”.

Sondazhi zbuloi se 541,000 njerëz të moshave 15 deri në 39 vjeç, ishin duke jetuar në izolim. Shifra në fakt është më e ulët se ajo e vitit 2010, kur 696.000 ishin menduar se vuajnë nga “Hikikomori”.

Ata që vuajnë nga “Hikikomori” shumicën e kohës së lirë e kalojnë duke luajtur video-lojëra ose duke lexuar libra në shtëpi, në vend se të ndërveprojnë me të tjerët.

Por psikologët thonë se ky fenomen nuk është i shkaktuar nga dembelizmi. /Insajderi.com