Gjysma e britanikëve për referendum të ri mbi Brexitin

Gjysma e britanikëve për referendum të ri mbi Brexitin

Nëse negociatat për Brexitin përfundojnë pa marrëveshje, gjysma e qytetarëve të Britanisë së Madhe konsiderojnë se duhet organizuar referendum të ri për të vendosur a duhet braktisur BE, kanë treguar sondazhet më të reja në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 10.000 qytetarë.

Siç është treguar dyfish më shumë qytetarë konsiderojnë se është më mirë të organizohet referendumi, sesa ky vendim t’i lihet parlamentit, transmeton Reuters.

Hulumtimi i grupit “Njerëzit votojnë” është zbatuar prej 31 korrikut deri më 7 gusht dhe ka treguar se 45 për qind të qytetarëve e përkrahin referendumin pas përfundimit të negociatave, derisa kundër janë 34 për qind.

Në pyetje se kush duhet të vendosë për qëndrim apo braktisje të BE, 50 për qind kanë theksuar se konsiderojnë që këtë duhet ta bëjnë qytetarët në referendum, ndërsa 25 për qind këtë duhet lënë parlamentit.

Sipas hulumtimit 74 për qind të anketuarve konsiderojnë se negociatat e Britanisë së Madhe dhe BE nuk po zhvillohen mirë, ndërsa 68 për qind nga ta mendojnë se Britania e Madhe do të pësojë keq.

Kryeministrja britanike Theresa May disa herë ka refuzuar edhe një deklarim publik mbi Brexitin, duke thënë se opinioni për këtë tashmë është deklaruar në referendumin e mbajtur më 23 qershor 2016, në të cilin 51.9 për qind të votuesve votuan për braktisje të BE./Insajderi.com.