Gjyqtari hero që i shpëton jetën 20 vjeçarit në fushë

Gjyqtari hero që i shpëton jetën 20 vjeçarit në fushë

Një përplasje në hyrje të zonës në ndeshjen e kampionatit kroat mes Çibalit dhe Istrës për pak sa nuk i mori jetën futbollistit Zvonimir Filipoviç. 20-vjeçari gëlltiti gjuhën dhe nuk po merrte më frymë.

Gjyqtari kroat Bruno Mariç, i cili ndodhej shumë pranë futbollistit të shtrirë në tokë, ndërhyri menjëherë duke i hapur gojën lojtarit dhe duke shmangur një tragjedi të mundshme. Me gjestin e tij, që i shpëtoi jetën Filipoviçit, arbitri u bë heroi i ditës në Kroaci, shkruan Panoramasport.

“Kam ndjekur një kurs dhe e dija mirë se çfarë po bëja. E kuptova menjëherë që situata ishte e rëndë. Më përqafoi dhe më falenderoi”, tregoi Bruno Mariç.