Gjyqtari i Gjykatës Speciale angazhohet në rastin e Azem Sylës

Gjyqtari i Gjykatës Speciale angazhohet në rastin e Azem Sylës

Kërkesa e avokatit Berisha për t’u shqyrtuar përbërja e trupit gjykues në seancë të mbyllur për publikun është pranuar nga trupit gjykues.

Mediat dhe publiku janë përjashtuar nga salla, derisa shqyrtimi brenda do të zhvillohet vetëm mes trupit gjykues, avokatëve mbrojtës dhe prokurorit, raporton Express.

Gjyqtarët e EULEX-it, Petko Petkov dhe Vladimir Mikula, bashkë me gjyqtarin vendor Vesel Ismajli janë përbërja e trupit gjykues në rastin “Toka”, në të cilin akuzohen Azem Syla dhe të tjerët.

Avokati i Sylës, Besnik Berisha, pas prezantimit të trupit gjykues ka treguar për kundërshtimet teknike që mbrojtja e të akuzuarve ka ndaj përbërjes së trupit gjykues, raporton Express.

Ai tha se, gjyqtari Mikula do të jete pjesë e Gjykatës Speciale, dhe se duke marre parasysh se kjo gjykatë mund të nis punën në çdo kohe, atëherë ekziston mundësia që ky gjyqtar të duhet të braktis këtë trup gjykues.

Në rastin ‘Toka’, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar që ka të bëjë me tjetërsimin e pronave shoqërore në Veternik dhe Llapnasellë.