Gjyqtarët në Gjykatën Themelore të Prishtinës i kanë deri në 2 mijë lëndë

13.03.2017 11:39
Gjyqtarët në Gjykatën Themelore të Prishtinës i kanë deri në 2 mijë lëndë

Kryetarja e Gjykatës Themelorë të Prishtinës, Afërdita Bytyqi ka thënë se në Divizionin e Përgjithshëm të Veprave Penale ka gjyqtarë që i kanë deri në 2 mijë lëndë.

“Në Divizionin e Përgjithshëm të Veprave Penale, ka gjyqtar që i kanë deri në 2000 lëndë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyçi ka thënë se numri i lëndëve në këtë gjykatë është tejet i madh dhe numri i gjyqtarëve është mjaftë i vogël për të i përballuar të gjitha lëndët.

“Numër i madh i lëndëve në Gjykatwn Themelore në Prishtinw është shumë i madh por edhe kemi njw numër të vogël të gjyqtarëve”, ka thënë Bytyqi në një ligjëratë për Lëvizjen FOL.

Kryetarja e re e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka thënë se për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve po ndodhin edhe shkelja e afatit të lëndëve.

“Shkelën afatet e lëndëve dhe jam e vetëdijshme për këtë por kjo bëhet për shkak të vogël të gjyqtarëve”, ka thënë Bytyqi.

Afërdita Bytyçi ka marrë këtë detyrë si kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës që nga 1 janari i këtij viti./Insajderi.com