Gjyqtarët kosovarë debutojnë në futbollin ndërkombëtar

Gjyqtarët kosovarë debutojnë në futbollin ndërkombëtar

Izolimit të futbollit kosovar i ka ardhur fundi një vit më parë. Përfaqësuesja e Kosovës po zhvillon ndeshje në kualifikime për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Por izolimit i kanë dhënë fund edhe gjyqtarët të cilët tani e tutje do t’i shohim duke drejtuar ndeshje ndërkombëtare.

Njëri ndër Gjyqtari më të mirë në Kosovë, Genc Nuza së bashku me ndihmësit e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimajn kanë një ditë të veçantë.

Treshja e gjyqtarëve kosovar do të drejtojnë ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Maltës që zhvillohet sot në shtetin turk.

Kosovarët kanë kontrolluar ndeshjen dhe janë stërvitur një ditë para takimit.

Ndeshja mes Turqisë dhe Maltës do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:15./Insajderi.com