Gjykimi i pazakontë i Fitim Thaqit – gjyqtari dha verdiktin pa praninë e palëve

14.11.2017 19:53
Gjykimi i pazakontë i Fitim Thaqit – gjyqtari dha verdiktin pa praninë e palëve

Një gjykim i pazakontë është zhvilluar të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjyqtari Rrustem Begolli ka pasur para vetës aktakuzën e Prokurorisë kundër Fitim Thaqit për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi bashkë me propozimin për vazhdim te paraburgimit edhe për dy muaj.

Por gjyqtari Begolli në vend që të vendoste për masën e paraburgimit ka hapur seancë fillestare pa praninë e të akuzuarit dhe palës së dëmtuar.

Begolli e ka dënuar me 4 muaj burgim me kusht sulmuesin e Kajtazit duke mos i dhënë mundësi palës së dëmtuar të jetë fare e pranishme në gjykim.

Prokuroria ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër këtij aktgjykimi.

Thaqi e kishte sulmuar kryeredaktorin e Insajderit, Vehbi Kajtazi, me 13 tetor, në pikë të ditës midis qytetit në një kafiteri në lagjen Pejton.

Sulmohet fizikisht kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi

Ai është nip i familjes së Azem Sylës. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Kosovës, Fitim Thaqi, ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin, për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin. Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Lidhjet e sulmuesit të gazetarit Kajtazi me Milaim Zekën e Azem Sylën