Gjykata Supreme kthen në garë edhe dy kandidatë për zgjedhjet lokale

Gjykata Supreme kthen në garë edhe dy kandidatë për zgjedhjet lokale

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e dy kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale për zgjedhjet lokale.

Kjo gjykatë ka vendosur që kandidati Hazbi Bajrës, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për anëtar të Kuvendit Komunal, në Istog si dhe ankesën e Milazim Xanit, kandidat i “Nismes”  për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë, mund të vazhdojnë garën për zgjedhjet lokale.

“Si rrjedhim Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, obligohet që ta bëjë certifikimin e kandidatëve në fjalë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”.