Gjykata Speciale flet për herë të parë javën tjetër

Gjykata Speciale flet për herë të parë javën tjetër

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar  do të mbajnë konferencat e para të shtypit më 15 shtator në Hagë të Holandës.

Në dy konferenca të ndara shtypi, gazetarëve do t’iu drejtohen David Schwendiman, i emëruar së fundi si Prokuror i Specializuar në Gjykatën Speciale, si dhe administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon.

Lajmi për mbajtjen e konferencave është dhënë nga Zyra për Informim e Dhomave të Specializuara.

Në komunikatën për media sqarohet se në konferencën e parë, Fidelma Donlon “do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet”, ndërsa në konferencën e dytë, kryeprokurori Schwendiman “do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.”/Insajderi.com