Gjykata sot shpall aktgjykimin për sulmin ndaj kuvendit

Gjykata sot shpall aktgjykimin për sulmin ndaj kuvendit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen për sulmin në ndërtesën e Kuvendit, që ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Në këtë rast janë të akuzuar Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti. Në paraburgim për të njëjtën akuzë ka qenë edhe tashmë i njeri Astrit Dehari i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Sipas Gjykatës, shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 17 nëntor, në ora 13:00.